Plani i biznesit
Plani i Biznesit është një planifikim i caqeve kryesore të Kompanisë bazuar në një Modul i përgatitur paraprakisht. Planifikimi i caqeve bazohet në synimet e të gjitha Njësive punuese, në baza mujore dhe vjetore.
(Ekziston nje modul i plote ne baza mujore)
Gjatë përgatitjes së këtij Plani të Biznesit janë angazhuar të gjitha shërbimet përkatëse të Kompanisë.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar planifikimeve mujore të të gjitha performacave e veçanërisht atyre operative dhe financiare.
Forma e përgatitjes së këtij Plani të Biznesit është bazuar edhe në kërkesat për raportim nga ARRU si dhe institucionet tjera.
Qëllimi kryesorë i këtij moduli është thjeshtëzimi i mënyrës së kontrollit të performancave duke filluar nga shërbimet e caktuara, Njësitë Punuese e deri tek niveli regjional.
Ky Plan definon qartë orientimet zhvillimore të Kompanisë dhe objektivat si dhe rezultatet e pritshme duke marrë për bazë edhe rezultatet e arritura në periudhën paraprake. Plani është përgatitur duke pas parasysh gjendjen ekzistuese të Kompanisë , rendet e zhvillimit të sektorit të ujit në Kosovë si dhe jashtë Kosovës për të adoptuar praktikat më të mira të njohura për një zhvillim të qëndrueshëm të Kompanisë.
Plani i Biznesit definon qartë rrugën e zhvillimit të Kompanisë duke marrë parasysh përparësitë dhe rreziqet për realizimin e suksesshëm që do të rezultojë me një arritje të vetë qëndrueshmërisë financiare të Kompanisë. Parametrat financiar dhe operativ janë analizuar në mënyrë që të jenë të arritshme (duke lënë mundësinë e tejkalimit të të njëjtave) dhe të jenë sa më afër realitetit.
Plani i Biznesit është i orientuar fuqishëm edhe në drejtim te Institucioneve financiare dhe Donatorëve ku realizimi i këtij plani , e sidomos i Planit të investimeve kapitale është i varur edhe nga përkrahja që do të sigurohet nga Donatorët , Institucionet financiare si dhe institucionet qendrore dhe lokale.
- Plani i Biznesit 2026-2028
- REVIDIM – Plani i Biznesit 2025-2027
- Plani i Biznesit 2025-2027
- Plani i Biznesit 2024-2026
- Plani i Biznesit 2023-2025
- REVIDIM Plani i Biznesit – 2023-2025
- Plani i Biznesit 2022-2024
- Plani i Biznesit 2021-2023
- Plani i Biznesit 2020-2022
- REVIDIM Plani Biznesit 2020-2022
- Plani i Biznesit 2019-2021
- REVIDIM Plani i Biznesit 2019-2021
- Vendim i Planit të Biznesit 2017 – 2019

