Plani i biznesit

Plani i Biznesit për vitin 2024-2026 është një planifikim i caqeve kryesore të Kompanisë bazuar në një Modul i përgatitur paraprakisht. Planifikimi i caqeve bazohet në synimet e të gjitha Njësive punuese, në baza mujore dhe vjetore.

(Ekziston nje modul i plote ne baza mujore)

Gjatë përgatitjes së këtij Plani të Biznesit janë angazhuar të gjitha shërbimet përkatëse të Kompanisë.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar planifikimeve mujore të të gjitha performacave e veçanërisht atyre operative dhe financiare. 

Forma e përgatitjes së këtij Plani të Biznesit është bazuar edhe në kërkesat për raportim nga ARRU si dhe institucionet tjera.

Qëllimi kryesorë i këtij moduli është thjeshtëzimi i mënyrës së kontrollit të performancave duke filluar nga shërbimet e caktuara, Njësitë Punuese e deri tek niveli regjional.

Ky Plan definon qartë orientimet zhvillimore të Kompanisë dhe objektivat si dhe rezultatet e pritshme duke marrë për bazë edhe rezultatet e arritura në periudhën paraprake. Plani është përgatitur duke pas parasysh gjendjen ekzistuese të Kompanisë , rendet e zhvillimit të sektorit të ujit në Kosovë si dhe jashtë Kosovës për të adoptuar praktikat më të mira të njohura për një zhvillim të qëndrueshëm të Kompanisë.

Plani i Biznesit 2024-2026 definon qartë rrugën e zhvillimit të Kompanisë duke marrë parasysh përparësitë dhe rreziqet për realizimin e suksesshëm që do të rezultojë me një arritje të vetë qëndrueshmërisë financiare të Kompanisë. Parametrat financiar dhe operativ janë analizuar në mënyrë që të jenë të arritshme (duke lënë mundësinë e tejkalimit të të njëjtave) dhe të jenë sa më afër realitetit.

Plani i Biznesit është i orientuar fuqishëm edhe në drejtim te Institucioneve financiare dhe Donatorëve ku realizimi i këtij plani , e sidomos i Planit të investimeve kapitale është i varur edhe nga përkrahja që do të sigurohet nga Donatorët , Institucionet financiare si dhe institucionet qendrore dhe lokale.

Më poshtë mund t’a shkarkoni planin e plotë të biznesit për vitin 2024 – 2026

Scroll to Top