Paguaje faturën tënde

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju ofron shërbime cilësore dhe të sigurta si dhe 24 orë furnizim të rregullt me ujë të pijes falë aktivitetit tonë punues pa ndërprerë.

Sasia e ujit që konsumojmë çdo ditë luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm,uji ka edhe shumë veti të tjera shëndetësore, prandaj konsumatorë të nderuar sipas analizave në Laboratorin e Kompanisë tonë, jeni duke konsumuar ujin shumë cilësor  nga të gjitha vendburimet ku ne operojmë.

K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A – Prizren ju fton të paguani faturat rrjedhëse nëpër të gjitha pikat e arkave të cilat punojnë me orar të rregullt në nivel të Kompanisë, poashtu edhe përmes  e – banking, përmes aplikacionit E-HRJ, transfereve bankare, në llogaritë e shënuara në faturë përmes bankave : ProCredit, NLB, Banka për Biznes, TEB, Banka Ekonomike, BKT, në aplikacionin e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren si dhe në të gjitha pikat e PTK – së.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

      Scroll to Top
      Copy link