Shkyçjet në fshatin Zhur

K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju njofton se nga data 19.03.2024 do të fillojmë me aksionin e shkyçjeve në fshatin Zhur.
Duke pasur parasysh  që në këtë zonë rënja e inkasimit ka qenë shumë e ulët, jemi detyruar të fillojmë me shkyçjet për mospagesë, konsumatorët të cilët kanë borxh mbi 200 € ftojmë të kryejnë obligimet e tyre ndaj Kompanisë ose të bëjnë riprogramim të borxhit ata të cilët nuk kanë riprogramuar.

Lusim Konsumatorët e kësaj zone që të bëjnë pagesën e borxhit, në të kundërtën  jemi të detyruar që me ekipet e inspektoriatit të bëjmë shkyçjet nga rrjeti i ujësjellësit dhe në rastet kur konsumatori shkyçet për rikçyje duhet të bëhet pagesa e 50% të borxhit total.

Pagesat e faturave tuaja mujore do të ndikojnë direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ofrohen dhe në investime afatgjata.

Copy link
Powered by Social Snap