Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të Ujësjellësit

“Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit – Investim për të ardhmen e shërbimit me ujë të pijshëm”

Sot dëshirojmë t’ju prezantojmë një projekt të rëndësishëm që është përfunduar në qytetin e Suharekës, më saktësisht në Rrugën “Zeke Bajraktari”. Kjo është një iniciativë e madhe për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit, duke u fokusuar në zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit ekzistues.

Objektivat kryesore të këtij projekti janë:

·         Zgjerim i zonës së shërbimit

·         Rehabilitimi i rrjetit ekzistues

·         Furnizim stabil për konsumatorët

·         Vendosja e ujëmatësve jashtë pronës private

·         Zvogëlimi në koston e mirëmbajtjes

·         Përtrirje e infrastrukturës

Projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit është një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së qëndrueshme për komunitetin tonë. Ne jemi të angazhuar për të ofruar një burim uji të sigurt dhe stabil për të gjithë banorët, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe infrastrukturës.

Bashkë punojmë për një komunitet më të mirë!

#UjiPërTëGjithë #InvestimNëInfrastrukturë #KomunitetiIMobilizuar

    Scroll to Top
    Copy link