Vizitë në impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka realizuar vizitë studimore në “Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura” në Prizren me anëtarët “Eko klubeve” të shkollave të mesme të larta të komunave Prizren, Rahovec, Malishevë dhe Mamushë.

Ishte kënaqësi të mirëpresim nxënësit si dhe të paraqesim para tyre mënyrën e menaxhimit të Impiantit, por edhe trajtimin e ujërave të ndotura, duke përfshirë proceset e filtrimit dhe pastrimit të ujit të ndotur, teknologjinë e përdorur për trajtimin e ujërave të ndotura dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore.

Nxënësit, gjithashtu i informuam për kapacitetin e Impiantit në Prizren, sasinë e ujit që trajtohet dhe llojet e ndotësve që largohen gjatë procesit të trajtimit.

I falënderojmë për vizitën dhe i mirëpresim edhe herë të tjera!

Scroll to Top
Copy link