Vizita e Zyrtarëve të ARRU-së në K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A

Prizren, 30 Janar 2022


Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, përkatësisht Departamenti për Çështje Ligjore dhe Licencim në bazë të plani të punës në pajtim me nenin 4 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, sot realizoi një takim pune me  Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit,  “Hidroregjioni Jugor” ne Prizren.

Zyrtaret nga ARRU u pritën nga Kryshefi Ekzekutiv Z, Zenel Zenelaj, Znj Ajshe Cikaqi- Sekretarja e Kompanisë, Z. Hysni Ahmeti- Drejtor i Departamentit për Konsumatorë dhe Z. Ibrahim Bajraktari – Zyrtar Kryesor i Financave

Në këtë takim u diskutuan disa çështje  me rendësi , si në vijim:

  • Nënshkrimi i Kontratave të shërbimit me Konsumatorët,
  • Nënshkrimi i marrëveshjeve të shërbimit me Komunat,
  • Zbatimi i proceduarve dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë për Lidhet e paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit,
  • Interpretimi / Sqarimi i Vendimit të ARRU-së për pezullimin e
    ndërprerjeve të shërbimeve të ujësjellësit,
     Si dhe qështje të tjera.

Në këtë takim zyrtarët e ARRU-së u informuan nga zyrtarët e Kompanisë lidhur me problemet  në realizimin e pikave të lartcekura dhe gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe ligjore në realizimin e tyre.

KRU ,,Hidroregjioni Jugor” ka arrite që të nënshkruaj kontratat me mbi 95% te konsumatorëve. Është duke vazhduar procesi për përmbushjen e plote të këtij standardi me të gjithe konsumatorët ne zonën e shërbimit.  Z. Hysni Ahmeti,  sqaroi procedurat që Kompania praktikon në teren për nënshkrimin e këtyre kontratave. Aktualisht nënshkruhen çdo muaj 80 deri në 100 kontrata të reja me Konsumatorë.

Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve të shërbimit me komunat, Z. Bexhet Bala, sqaroi domosdoshmërinë e nënshkrimit të marrëveshjeve të shërbimit me Komunat. Ai potencoi rëndësinë e nënshkrimit e marrëveshjeve të reja me komunat. Marrëveshje të cilat tashmë janë të finalizuara në bashkëpunim edhe me të gjitha Kompanitë e ujësjellësve Znj. Ciakaqi informoi zyrtaret nga ARRU që Kompania ka të nënshkruara marrëveshjet me të gjitha komunat, ndërsa marrëveshjet e reja (të plotësuara me disa ndryshime) do të nënshkruhen në një të ardhme sa më të afërme. Të njëjta pastaj do te përcillen edhe tek ARRU.

Ne vazhdim u diskutua edhe lidhur me zbatimin e proceduarve dhe përdorimi i mekanizmave ligjor për lidhjet e paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit,

Z. Bala sqaroi rëndësinë e zbatimit te këtyre proceduarave, sidomos për ndaljen apo zvogëlimin e keqpërdorimeve, si dhe zvogëlimin e humbjeve te ujit.

Ne bashkëpunim edhe me zyrtaret e KRU-se u diskutuan edhe për masat e domosdoshme që Kompania, bazuar në rregulloret dhe procedurat në fuqi. Në veçanti marrjen e masave ndaj lidhjeve të paligjshme.

Zyrtaret nga ARRU, sqaruan edhe  vendimin e ri të ARRU-së për pezullimin e ndërprerjeve të shërbimeve të ujësjellësit.

Në këtë takim u diskutuan edhe shumë qëshje tjera me rëndësi për Kompaninë si: Problemet e borxheve të akumuluara, Lejet ujore, rastet specifike ;lidhur me legalizimet dhe shumë problematika tjera që ballafaqohet Kompania.

Scroll to Top
Copy link