Trajnimi i Personelit të Kompanisë

Trajnimi i Personelit të K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A për Lexim të Ujëmatësve dhe Veprimet në Teren

Dje, ekipi i lexuesve,inspektoriati dhe një pjesë e stafit të kompanisë sonë mori pjesë në trajnim njëditor për t’i zhvilluar aftësitë e tyre në leximin e ujëmatësve dhe për të shkëmbyer përvojat dhe strategjitë e duhura për veprime në teren.

Në kuadër të këtij trajnimi, ishin prezent përfaqësues nga: SHUKOSI, Këshilli Ndërministror i Ujërave, ARRU-ja, Njësia për Politika dhe Monitorim të NP/ME, Agjencia e Metrologjisë Ligjore si dhe zyrtar nga KRU “Prishtina” dhe KRU “Hidroregjioni Jugor” ku këta prezantuan sesione informative dhe ndanë njohuri dhe përvojë nga fusha e tyre e specializuar. Gjatë punës së grupit, ekipi ynë punoi së bashku për të eksploruar mënyra inovative dhe efektive për të adresuar sfidat në terren, duke shfrytëzuar njohuritë e tyre të reja.

Ekipi ynë tashmë është gati për të aplikuar njohuritë e fituara në përditshmërinë e tyre, ku kjo përvojë e pasuruar do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit tonë. Tani jemi të gatshem dhe më të përgatitur për t’u përgjigjur nevojave të konsumatorëve tonë.

#trajnimprofesional #efikasitetineteren

#bashkëpunimefektiv #ujësjellësitrajonal

Copy link
Powered by Social Snap