Takim ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Prizren

Takimi ndërmjet KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a dhe Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri në Prizren

UD Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” Z.Fadil Berisha së bashku me bashkëpuntorë të ngushtë priti në takim Komandantin e Shërbimit të Zjarrfikësve në Prizren, Z.Adem Krasniqi si dhe Drejtoreshën për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, Znj.Ramize Sinanaj.

Temat kyçe të cilat u diskutuan në këtë takim ishin:
-Vendosja e ujëmatësve nëpër hidrante,
-Përpjekja për zvogëlimin e keqpërdorimit të tyre,
-Inciativa për vendosjen e hidranteve të reja në pikat kyçe të qytetit, duke përfshirë një në fshatin Zhur si dhe
-Hidrantet në zonat historike për të siguruar që ndërtesat dhe strukturat e vjetra të qytetit të kenë qasje të shpejtë në burimet e ujit gjatë rasteve emergjente.

Takimet e tilla janë thelbësore për të siguruar mbrojtje maksimale ndaj rreziqeve të mundshme si dhe emergjencave të paparashikuara!

Scroll to Top
Copy link