Takim ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Zyrës së Punësimit APRK

Sot, 18 dhjetor 2023, UD Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Z.Fadil Berisha priti në takim përfaqësuesin e Zyrës së Punësimit në Prizren, Z.Hasim Fetahu.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e vazhdimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit e cila ofron kornizën për marrdhënie pune midis punëdhënësi dhe Zyrës së Punësimit/APRK me qëllim të zbatimit të skemës “Qeveria për Familjet”.

Kompania jonë falenderon për bashkëpunimin ndër vite dhe shpreh gatishmëri për bashkëpunim edhe në vitin 2024!

Copy link
Powered by Social Snap