Sot, 18 dhjetor 2023, UD Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Z.Fadil Berisha priti në takim përfaqësuesin e Zyrës së Punësimit në Prizren, Z.Hasim Fetahu.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e vazhdimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit e cila ofron kornizën për marrdhënie pune midis punëdhënësi dhe Zyrës së Punësimit/APRK me qëllim të zbatimit të skemës “Qeveria për Familjet”.
Kompania jonë falenderon për bashkëpunimin ndër vite dhe shpreh gatishmëri për bashkëpunim edhe në vitin 2024!