Takim ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Telekomit të Kosovës

Sot, 7 Qeshor 2023, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor”sh.a Z. Zenel Zenelaj me bashkëpunëtorët e ngushtë priti në takim Drejtorin e Shitjes Z.Kreshnik Domi dhe zyrtarët e tjerë të Telekomit të Kosovës. Temë e takimit ishte negocimi për marrëveshje të re dypalëshe dhe thellimi I bashkëpunimit në shërbimet përkatëse.

Kompania Telekomi i Kosovës është zotuar për përmirësimin dhe avansimin e shërbimeve telekomunikuese dhe funksionalitetin optimal të rjetit të tyre për të siguruar mbulueshmëri të gjërë në të gjithë rajonin.Të dy palët u pajtuan për të vazhduar bisedimet dhe harmonizimin e dispozitave kontraktuale për nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare.

 Ky partneritet do të sjellë përfitime të rëndësishme për të dy kompanitë në fushëveprimtarinë telekomunikuese si parakusht I domosdoshëm për funksionim, operim dhe shërbim efikas.

    Scroll to Top
    Copy link