Takim ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe BKT-së

Me 12 Korrik 2023, në zyret e Kompanisë, Kryeshefi Ekzekutiv, Z.Zenel Zenelaj me bashkëpuntorët e ngushtë priti në takim Z.Bajram Ibrahimi, Menaxher i Njësisë së bashku me zyrtarët e tjerë të Bankës Kombëtare Tregtare.

Temë e këtij takim ishin produktet e reja programore dhe shërbimet e avansuara bankare me interes për punëtorët dhe kompaninë.

Përfaqësuesit e Bankës Kombëtare Tregtare prezantuan informacione thelbësore rreth produkteve,shërbimeve dhe benefiteve të tyre,si dhe tërheqën vëmendje ndaj avantazheve të bashkëpunimit me ta.Gjithashtu u diskutua rreth kushteve, kërkesave dhe pritshmërive tona të veçanta për të siguruar një marrëveshje të favorshme për të dyja palët.
U shpreh gatishmëria reciproke për të vazhduar takimet dhe negociatat tona ditëve në vijim. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjell rezultatet e pritshme dhe përfitime të vlefshme për të dyja palët.

    Scroll to Top
    Copy link