SHËNOHET DITA BOTËRORE E UJIT

Aktiviteti filloi me Shkollën “Hysen Rexhepi”, ku u zhvillua një prezentim nga nxënësit e kësaj shkolle lidhur me ujin, më pas vazhdoi me viziten në Impiantin për trajtimin e Ujërave të Ndotura ku edhe aty kishte prezentim nga udhëheqësit e Impiantit poashtu dhe pyetje nga nxënesit e kësaj shkolle.

Nga Impianti të njejtit vizituan Galerinë për të parë së afërmi vendburimin dhe aktivitetet të cilat zhvillohen për procesin e cilësisë së ujit të pijes.

Nxënësit e Gjimnazit “Remzi Ademaj” poashtu me pankarta në duar kanë bërë paradë mbi rëndësinë e ujit në sheshin Shatërvan, të cilët kanë vizituar gjithashtu edhe Galerinë dhe Impiantin e Ujërave të Zeza.

Uji është jetë, kursejeni që t’a keni!

Scroll to Top
Copy link