SHËNOHET DITA BOTËRORE E UJIT

Dita Botërore e Ujit, 22 Marsi, të cilën Kombet e Bashkuara (OKB) që nga viti 1992, e kanë shpalle si Ditë Botërore te Ujit , na kujton çdo vit veçoritë e veçanta të ujit si burimi më thelbësor i gjithë jetës.

Motoja e Ditës Botërore të Ujit 2022 është

,,UJI një thesar nëntokësorë i padukshëm”

Me këtë temë të vitit, OKB-ja dëshiron të tërheqë vëmendjen mbarë botërore për rëndësinë e ujërave tona nëntokësore dhe t’i ndërgjegjësojë njerëzit për këtë.

Edhe këtë vit KRU ,,Hidroregjioni Jugor” Sh.A , për të shënuar këtë ditë ka organizuar këto aktivitete të ndryshme.

Aktivitet filluan me nënshkrimin e marrëveshjes ne mes të Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe KRU ,,Hidroregjioni jugor” Sh.A  me qellim te shtimit te kapaciteteve te ujit te pijes

Një grup të nxënësëve të Qendra e Kompetencës ,,11 Marsi” ne Prizren  kane vizituar impiantin e Ujerave te Ndotura, ku u informuan ne hollësi për procesin e punës si dhe për rendësin e ndërtimit te këtij impianti me shume rendësi për Prizren.

Pas vizitës se ITUN, Nxënësit te Qendrës se Kompetencës si dhe Nxënësit e shkollës ,,MATI LUGORECI” vizituan Një nder burimet kryesore te kompanisë ne lokacionin GALERIA. Ku u njoftuan për historikun e këtij burimi. Nxënësit e interesuar morën edhe shume informata te tjera për Kompaninë.

Ne funde te aktiviteteve kishim edhe vizitën nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ne impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura në Vlashnje dhe galeritë (Një nder burimet kryesore te kompanisë). Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ka përzgjedhur Prizrenin për ta vizituar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, për shkak se këtu ndodhet impianti i vetëm në vendin tonë për trajtimin e ujërave të ndotura dhe se sot, tha ajo, duhet të përçojmë mesazhin për të rritur vetëdijen e qytetarëve e posaçërisht të rinjve dhe fëmijëve për rëndësinë e ujit dhe mbrojtjen e ambientit.

Scroll to Top
Copy link