Rehabilitimi i rrjetit të Ujësjellësit në Rrugët: “Junuz Emre” dhe “23 Prilli”

Me kënaqësi dje Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” Z.Zenel Zenelaj së bashku me bashkëpuntorë të ngushtë ka pritur një vizitë të rëndësishme nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Z.Elbert Krasniqi, Ministri i Zhvillimit Rajonal Z.Fikrim Damka si dhe Deputetin Z.Enis Kervan.

Kjo vizitë kishte për qëllim vlerësimin nga afër të punimeve në projektin “Rehabilitimi i Rrjetit të Ujësjellësit në Rrugët: “Junuz Emre” dhe “ 23 Prilli”.
Ky projekt ka rëndësi të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, duke garantuar një furnizim të qëndrueshëm të ujit të pijshëm për banorët e kësaj lagje.

Investitorët e këtij projekti janë:
•Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe
•KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A.

Shprehim falënderimet tona për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për përparimin e qytetit tonë.”

 #BashkepunimQeveritar #PerparimInfrastrukturor #ProjektInovativ #HidroregjioniJugor

Scroll to Top
Copy link