Rehabilitimi i rrjetit të Kanalizimit për qytetin e Prizrenit

Rehabilitimi në rrjetin e kanalizimit po vazhdon me sukses!

Jemi të kënaqur të njoftojmë që gjatë muajve prill dhe maj, linjat kryesore, linjat e kycjeve, pusetat kryesore, pusetat inspektuese dhe lidhjet shtëpiake për konsumatorë në zonën 4 të projektit janë instaluar me sukses. Kjo u realizua në Rrugën Pellazgët me gjatësi prej L=123m, në Rrugën Besnik Muhaxheri me gjatësi prej L=118m dhe në Rrugën Ardianët me gjatësi prej L=85m.

Ekipet tona vazhdojnë inspektimin dhe punën me zell dhe përkushtim, duke respektuar planifikimin e përshkruar në kontratë në koordinim me punëkryesin. Kemi përmbushur hapat e parë të këtij projekti të rëndësishëm, dhe vazhdojmë të punojmë drejt plotësimit të objektivave të tjera të tij.

Ju falenderojmë për durimin dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe rehabilitimit të sistemit të kanalizimit. Ne po punojmë për ju dhe për të ardhmen e qytetit tonë. Ju ftojmë të na ndiqni për të marrë lajme të reja dhe informacione rreth zhvillimeve të projektit tonë.

Bashkë do ta bëjmë qytetin tonë më të mirë!

    Scroll to Top
    Copy link