Prezantohen termat e referencës për “Studimin e fizibilitetit për burimet e ujit në jug-perëndim të Prizrenit”

Sot, me datën 27 prill 2022 kryetari i komunës Shaqir Totaj i shoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi dhe drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj takuan kryeshefin ekzekutiv dhe stafin profesional të KRU”HIDROREGJIONIT JUGOR” SH.A.

Në këtë takim u bë prezantimi i termave të referencës për “Studimin e fizibilitetit për burimet e ujit në jug-perëndim të Prizrenit” si pikënisje e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm që do të përfshijë përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe në bazë të saj të realizohen investimet kapitale në infrastrukturë për jetësimin e projektit.

Qëllimi i këtij projekti me rëndësi jetike është zgjidhja afatgjatë e sigurimit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Prizrenit, për 30 vitet e ardhshme, pasiqë dijmë se Prizreni, që nga periudha e pasluftës vazhdimisht ka hasur në vështirësi për furnizimin me ujë të pijes në pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave. Reduktimet e vazhdueshme janë dëshmia më serioze që duhej të ndërmerren masa për rritjen e kapaciteteve të ujit në komunën e Prizrenit.

Scroll to Top
Copy link