Prezantimi i Raportit të Auditimit të të dhënave Financiare, Operacionale dhe plotësimi i Standardeve të Shërbimit

ARRU gjatë periudhës Prill – Maj 2022 në bashkërendim me stafin e KRU ,,Hidroregjioni Jugor” Sh. A, ka organizuar procesin e rregullt të aludimit të të dhënave financiare, operacionale, plotësimin e standardeve të shërbimit dhe përmbushjen e caqeve tarifore për vitin 2021.

Pas pranimit të raportit të inspektimit nga ARRU, Kompania ka analizuar me kujdes të gjitha të gjeturat e prezantuara në këtë raport dhe bazuar edhe në kërkesat e ARRU-së ka përgatitur komentet relevante nga të gjitha shërbimet përkatëse.

Me qëllim të sqarimeve më të hollësishme por edhe me qëllim të zotimit për të adresuar të gjitha të gjeturat, me kërkesë te KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A, u organizua një takim i përbashkët në mes te ARRU-së dhe Menagjmentit te KRU ,,Hidroregjioni Jugor” Sh. A në Prizren.

Nga Zyrtaret e ARRU-së, të udhëhequr nga Drejtoresha Znj. Morina u potencua edhe të arriturat e KRU-së në përmbushjen e caqeve, duke krahasuar edhe Kompanitë e tjera, por edhe nevojën e domosdoshme për rritjen e aktiviteteve për plotësimin e plotë të caqeve, në veçanti të gjeturat e prezantuara nga ky raport.

Scroll to Top
Copy link