Përdorimi i Paautorizuar i Ujit

Të nderuar konsumatorë,

Duam të ju informojmë rreth rregullores aktuale e miratuar nga ARRU (Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit), e cila ndalon përdorimin pa leje të këtyre shërbimeve. Qëllimi ynë është të sigurojmë që shfrytëzimi i ujit të jetë në përputhje me ligjet dhe rregulloret, ndërkohë që ju njoftojmë në mënyrë të qartë rreth masave që do të ndërmerren kundër atyre që shkelin këto rregullore.

 Ndalohet shfrytëzimi i paautorizuar i shërbimeve të ujit dhe nëse veproni kundër kësaj, pasojat do të jenë të konsiderueshme: 

 Për ata që shkelin rregulloren, do të ndërmerren hapa të menjëhershëm:

  • Kthimi i humbjeve të konstatuara sipas rregulloreve të mëposhtme
  • Masa ligjore dhe administrative për të rikthyer humbjet
  • Procedurat penale kundër shkelësve

   Të gjithëve ju bëjmë thirrje që të përmbaheni nga shkeljet e rregullores. Kështu, ndihmojmë në ruajtjen e burimeve të çmuara dhe cilësisë së shërbimeve të ujit për të gjithë komunitetin tonë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Në pjesën e mëposhtme mund të gjeni linkun e rregulloreve në fuqi:

LINK 1:  https://hidroregjioni-jugor.com/wp-content/uploads/2022/04/Vendim_Rregullorja-nr.14-2021.pdf

LINK 2: https://hidroregjioni-jugor.com/wp-content/uploads/2020/02/Rregulla-per-nderprerje.pdf

Scroll to Top
Copy link