Perdorimi i e-Banking per pagesat Online

Konsumatorë të nderuar!

Ju lusim që gjatë pagesës së faturave të ujit me e-Banking, të ndjekni shembujt e mëposhtëm:

Shumë pagesa tuaja i bëni gabim, duke mos e shënuar shifrën dhe nuk i zgjedhni llogaritë e lartëshënuara. Në këto raste, ne nuk mund të identifikojm pagesat tuaja, dhë njëkohësisht nuk e dimë se për cilën shifër është bërë pagesa. Ka edhe raste tjera kur gabimisht e zgjedhni KRU “HidroDrini “ SH.A. e që është kompani e ujësjellësit në Pejë dhe pagesat shkojnë në llogaritë e tyre si pagesa të paidentifikuara.
Tashmë, ju konsumatorë të nderuar të KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA, faturën e ujit mund ta paguani PA PROVIZION, në të gjitha pikat e Postës së Kosovës dhe instutucionet tjera mikrofinanciare dhe borxhi shlyhet në kohë reale, në bazën e shënimeve të KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A.
Gjatë pagesës, ju lutemi që me vete ta keni edhe faturën mujore, në mënyrë që të verifikohet shifra e konsumatorit. Pagesa juaj do procedohet në kohë reale në bazën e shënimeve të Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A., u është falenderues, të gjithë konsumatorëve për bashkëpunimin e tyre duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Scroll to Top
Copy link