Ibrahim Bajraktari si Zyrtar Financiar dhe i Thesarit në K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren dha kontribut të jashtëzakonshëm për Kompaninë.
Nga stafi i Kompanisë u organizua një ceremoni rasti, në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë, gjithashtu për të falenderuar për pozitivitetin, sinqeritetin dhe qiltërsinë e tij që ka treguar tek çdo punëtor i kësaj Kompanie.
Veprat e mira të cilat i ka lënë do të bëjnë çdo punëtor të kësaj Kompanie ta kujtojnë gjithmonë si një njeri të devotshëm dhe punëtor i palodhur.
Të gjithë punëtorët i urojnë shëndet dhe çdo të mirë!