Paralajmërim për mbrojtjen e ujëmatësve nga ngrica

Të nderuar konsumatorë, në këto ditë me temperatura të ulëta, kërkojmë nga të gjithë ju të keni kujdes dhe të merrni masa paraprake për mbrojtjen e ujëmatësve nga ngrica! Përgjegjësia për mbrojtjen e ujëmatësve nga ajri i ftohët dhe era është e juaja!
Kujdesi i duhur mund të parandalojë ngrirjen e tyre në këto kushte.

Lexoni më shumë për hapat që mund të ndërmerrni për të evituar dëmet në instalimet tuaja ujore.

  1. Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit dhe sigurohuni që të dini ta mbyllni në rast emergjence.
  2. Izoloni tubacionet në ambientet e ftohta. Veçanërisht në zonat më ekspozuara ndaj ajrit të ftohtë, bëni izolime për të parandaluar ngrirjen.
  3. Përmirësojeni izolimin në mure të pa-izoluar mirë.
  4. Vishni ujëmatësit me materiale izoluese. Kryeni izolim të brendshëm për të penguar ngricën e ujëmatësve.
  5. Informohuni për vendndodhjen e valvolave ndërprerëse.

Ndihmojeni njëri-tjetrit për të parandaluar dëmet!

MbrojtjeUjëmatësve #ParandalimDëmtimesh #SiguriUjit

Scroll to Top
Copy link