Njoftim për Redukime

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“  SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe mbretërojnë aktualisht, me temperatura të ulëta dhe ngrica, kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore dhe përkeqësim të furnizimit me ujë të pijes..

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për shmangje nga reduktimet gjenerale,   për arsyet e sipërshënuara, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në të gjitha zonat e qytetit të Prizrenit sipas këtij orari:

  • Lagjja Tusuz nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 10:00 deri ne ora 15:00:
  • Lagjja Kurilla nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 10:00 deri ne ora 15:00:
  • Lagjja Janina ,Petrova, rruga Flamurit, Edit Durham pjesa e eperme prej rrethit te vogel deri te Qylhani nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 09:00 deri ne ora 18:00:
  • Lagjen Jeta e re, Bajram Curri dhe nje pjes e Lagjes Arbana nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 17:00 deri ne ora 22:00:
  • Lagjja Dardania nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 13:00 deri ne ora 18:00:
  • Bulevardi Vellezerit Frasheri, Lagjja Ralin, Rr. Kosoves, Rr. Saraqeve, Rr. Fehmi Lladrovci, Rr. Zahir Pajaziti, Rr. Edit Durham pjesa e poshtme prej rrethit te vogel Rr.Xheve Lladrovci, Rr. Remzi Ademaj nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 08:00 deri ne ora 13:00:
  • Rruga Ahmet Prishtina ,Murat Kabashi, Regjep Kabashi Nen Tereza Rruga Agron Bytyqi nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 18:00 deri ne ora 01:00:

Kompania, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, është në angazhim të plotë për sigurim të furnizimit të domosdoshëm e të balancuar për qytetarët e Prizrenit.

Me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Copy link
Powered by Social Snap