Njoftim për kryerjen e punimeve

Plasaritje e gypit

K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – PRIZREN, njofton konsumatorët e qytetit të Prizrenit se punëkryesi NPT “XËRXA”, ka filluar ekzekutimin e punimeve për realizimin e projektit shumë të rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit të qytetit:

“Shtimi i kapaciteteve të ujit të pijes me ujësjellës 400 mm në disa zona, lagja „Lakuriq“, rr. „Selajdin Braha“ dhe disa rrugë të qytetit të Prizrenit“

Plani i paraparë dinamik për kryerjen e punimeve është dyvjeçar.

Financuesi:  Komuna e Prizrenit.

Për shkak të punimeve që do të realizohen në ndërrimin e gypit AC me gypsjellës PE, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujët të pijes me datë 26.05.2022, prej 07:30÷19:00 h.

Zonat qe do te afektohen nga ndërprerja e ujit përfshijnë:

  • Lagja „Ortakoll“
  • Rr. „Adem Jashari“
  • Rr. „Salajdin Braha“
  • Rr. e „Kosoves“
  • Rr. „Fehmi Lladrovci“
  • Rr. „Xhemil Fluku“
  • Lagja „Arbana“
  • Lagja „Lakuriq“
  • Lagja „Bajram Curri“
  • Lagja „Jeta e re“
  • Zona Industriale e qytetit
  • Fshati Vlashne

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Scroll to Top
Copy link