Njoftim për Konsumatorët e të gjitha Njësive

Konsumatorë të nderuar, K.R.U.”Hidroregjioni jugor”sh.a.Prizren me njësitë punuese : Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, iu bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzxojnë në mënyrë sa më racionale ujin e pijes dhe ekskluzivisht për nevoja higjieno-sanitare e në asnjë mënyrë për destinime tjera : për ujitjen e siperfaqeve (Bahqeve , Oborreve, Parqeve ) etj.  sepse me rritjen e temperaturës ka filluar që të rritet edhe keqpërdorimi i ujit të pijes dhe rrezikoheni që të aplikojmë reduktimet për furnizim të ujit të pijes dhe e gjithë kjo pa dëshirën tone. 

Ju njoftojmë se në qoftë se vazhdon ky trend i shfrytezimit të ujit të pijes pa kritere , atëherë jemi të detyruar të aplikojmë reduktime edhe më të ashpra se këto të cilat po i publikojmë sot.  

Ekipet tona së bashku me Inspektoratin komunal do të jenë vazhdimisht në teren dhe aty ku hasin në keqpërdorim të ujit të pijes nga persona të papërgjegjshëm, do të përballen me masa të rënda ndëshkimore konform ligjit.  

Në bazë të rrethanave të përshkruara më lartë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” sh.a. Prizren, me njësitë punuese : Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash i’u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të sillen konform rekomandimeve tona në lidhje me konsumin e ujit të pijes sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi furnizim të barabart tek gjithë konsumatorët dhe kërkojmë bashkëpunimin me ju konsumatorë për të ndalur keqpërdorimin e ujit. 

Gjithashtu iu bëjmë thirrje që të bëni pagesat e faturave mujore për konsum të ujit të pijes.   

Nr. kontaktues të telefeonit për të gjitha njësitë :

Njësia Prizrenit – 029/  222 – 631
Njësia Suharekës – 029/ 271 – 770
Njësia Malishevës – 029/ 269 – 417
Njësia  Dragashit  — 044/ 335 – 123

 Ju falenderojmë për mirëkuptim! 

Scroll to Top
Copy link