Takim në mes K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

Dje, me datë 22.11.2023, Drejtori i Departamentit të Ujërave të Ndotura ITUN  Z.Lulzim Paqarizi së bashku me Menaxherin e Divizionit  Z.Lumni Sallahu, priten në takim Z. Agron Shala U.D Drejtori i IHMK-ës (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës), Znj. Merita Mehmeti, Zyrtare e Ujërave në AMMK (Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit) si dhe përfaqësues të tjerë nga Inspektoriati i Ujërave dhe Projekti SKAT.
   
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër e punës të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura dhe obligimet ndaj MMPHI (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës), konkretisht njohja me Udhëzimin Administrativ 17/2013 për kadastrën e shkarkimit të ndotësve në mjedis.

Shprehim kënaqësinë tonë për këtë takim konstruktiv dhe mirëpresim bashkëpunime të mëtutjeshme në të ardhmen.

Scroll to Top
Copy link