Kujdesuni për ujëmatësit gjatë sezonit dimëror!
Me rënien e temperaturave, KRU “Hidroregjioni Jugor” sha , apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur pa puseta (ambiente të hapura).
Ujëmatësit duhet të izolohen (mbështillen) mirë së bashku me pjesët përcjellëse dhe të ruhen nga ngricat .Ngrirja e tyre mund të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat, rrjedhje e pakontrolluar e ujit ). Përveq që mund të ju shkaktoj dëme në shtëpitë tuaja kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.
Prandaj apelojmë tek konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).
Njëkohësisht, apelojmë te konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” sha” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët.
Faleminderit për mirëkuptim!