Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit – UP

Sot, U.D Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A, zt. Fadil Berisha, dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” zt. Florim Grajçevci, bënë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë në ngritjen profesionale të studentëve dhe në fushën hulumtuese.

Studentët e FIN-së do të përfshihen në punë praktike në K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A, duke krijuar një rrugë profesionale të pasur. Po ashtu, jemi të lumtur që do të zhvillojmë projekte të përbashkëta hulumtuese.

Copy link
Powered by Social Snap