Nënshkruhet marrëveshja për shërbime të Ujësjellësit dhe Ujërave të Ndotura

Nënshkruhet marrëveshja për shërbiime të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura në mes të K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Komunës së Prizrenit, Komunës së Malishevës, Komunës së Mamushës.

Qëllimi

Marrëveshja ka për qëllim që t`i përshkruaj të drejtat dhe obligimet mes Palëve lidhur me operimin dhe ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura në territorin e komunës në përputhje me legjislacionin në fuqi të Kosovës

Lënda e kësaj marrëveshje

Komuna, me këtë Marrëveshje, i jep të autorizimin KRU-së dhe të drejtën ekskluzive që gjatë afatit të kësaj Marrëveshje të ofrojë shërbimet e ujësjellësit dhe shërbimet e ujërave të ndotura në tërë territorin e Komunës

  1. Dhënia nga Komuna e të drejtës ekskluzive KRU-së nënkupton që KRU të operojë në pajtim legjislacionin në fuqi, duke pasur parasysh si vijon:
    1. KRU duhet të operojë me objektet dhe pajisjet e saj që i shfrytëzon për ofrimin e shërbimeve në pajtim me praktikat e mira për shërbimet publike.
    1. KRU duhet të ofrojë shërbime të sigurta, të cilësisë së duhur dhe jodiskriminuese në asnjë aspekt, dhe poashtu të bëjë përmirësimet, zgjerimet dhe ngritjen e kapaciteteve në përputhje me rritjen e konsumatorëve sipas nevojës;
    1. Në rast të ndonjë ngjarje Forcë Madhore, Palët do të bashkëpunojnë në përpjekje që të krijohen mundësi për ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe të vazhdueshme për të gjithë konsumatorët konfrom situatës së krijuar.

Në ditët e ardhshme pritet të nëbshkruhen Kontratat e njëjta edhe me Komunën e Suharekës dhe asaj të Dragashit.

Scroll to Top
Copy link