Nënshkruhet Kontrata për Rehabilitimin e rrjetit të Kanalizimit të qytetit të Prizrenit, Faza V dhe VI

Me 7 Nëntor 2022 u nënshkruan kontrata për realizimin e projektit :Rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit për qytetin e Prizrenit, Faza V dhe VI, në mes të  KRU ,,Hidroregjino Jugor” SH.A, përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Z.  Zenel Zenelaj dhe Firmës ALB STAR – Shpk, përfaqësuar nga Z. Sokol Agalliu

Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimit ndërqeveritar të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, përmes KfW-se, e cila pandërprerë ka financuar projektet kryesore për qytetaret e Prizrenit.

Emri i Projektit: 

REHABILITIMI I RRJETIT TE KANALIZIMIT PER QYTETIN E PRIZRENIT FAZA V dhe VI

Vlera e Kontratës: 4,297,232.00 Euro

Kompletimi i projektit: 18 muaj nga data e fillimit

Agjencioni financues: KfW-Banka Gjermane për Zhvillim

Detyrat e kontratës: Ndërrimi i rrjetit te kanalizimit duke filluar nga Ø 150mm deri ne Ø 800mm

Gjatësia e  kanalizimit: Afërsisht 10 km

Zona e projektit: Qyteti i Prizrenit, zonat problematike ne aspektin e funksionimit

Përfitues: K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.a

Mbikëqyrja: Konsulenca e projektit në bashkëpunim me Departamentin e Ujërave të Ndotura -ITUN KRU ,,Hidroregjioni Jugor” Sh.A është mirënjohëse dhe falënderuese për taksapaguesit Gjerman për ndihmën e pandërprerë e cila ka ndikuar pozitivisht në ngritjen socio-ekonomike për qytetarët e Kosovës e në veçanti për qytetaret e Prizrenit

Scroll to Top
Copy link