Nënshkruhen tri marrëveshje me Komunën e Malishevës

Kryeshefi Ekzekutiv Zenel Zenelaj në udhëheqjen e K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ka nënshkruar tri marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Malishevës, kryesisht me Kryetarin e Komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati me qëllim që duke synuar në vazhdimësi sigurimin e mjaftueshëm të resurseve ujore dhe përmirësimin dhe avansimin e infrastrukturës së gjithëmbarshme të ujësjellësit dhe kanalizimit për qytetarët e Komunës së Malishevës.: 

  • Hartimi i dokumentacionit studimor dhe investiv për realizimin e projektit  “Furnizimi me ujë të pijes në Komunën e Malishevës “ në vlerë prej 70,000.00 
  • Marrëveshje të bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve përkatësisht debllokimin dhe pastrimin e kanalizimeve, debllokimi i pusetave, zbrazja e gropave septike, rehabilitimi i kanalizimit si dhe furnizimin me ujë në të gjitha shkollat dhe rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizaimit të Komunës së Malishevës të cilat nuk janë brenda zones së  mbulueshmërisë së K.R.U.“Hidroregjioni Jugor “ SH.A Prizren 

Investimi në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit, shtimin e kapaciteteve ujore dhe zgjerimin e sistemit të ujësjellësit në disa zona dhe lokalitete të Komunës së Malishevës, vlera e këtij  projektit  është 150,000.00 €.

    Scroll to Top
    Copy link