Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëfinancim të projekteve për rehabilitim të ujësjellësave

Sot me 23 Gusht 2022 ne objektin e KK të Prizrenit u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projekteve për rehabilitimin e projekteve te ujësjellësve ne mes te KRU ,,Hidroregjioni Jufgor”  te përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Z. Zenel Zenlaj dhe Kuvendit Komunal te Prizrenit, përfaqësuar nga Kryetari i Komunës Z. Shaqir Totaj.

K.R.U ”Hidroregjioni Jugor” Sh. A, Prizren, për realizimin e projektit, mbështet financiarisht me TVSH, vlerën prej 100,000.00 €. Gjithashtu Kompania harton projektpropozimin investiv, realizon matjet gjeodezike dhe ofron stafin profesional e shërbimet përkatëse operative për mbështetje teknike dhe mbikqyrje profesionale për mbarëvajtjen e punimeve deri në përfundimin e projekteve.

Komuna e Prizrenit, për realizimin e këtij projekti, mbështet financiarisht me TVSH pjesën tjetër të vlerës totale investive. 

 “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Edit Durham” – Prizren.

Zona e qytetit të Prizrenit që shtrihet ndërmjet rrugëve “Edit Durham,  “Nëna Tereze” dhe ” Xhemë Gostivari” ka të instaluar rrjetin e ujësjellësit në faza të ndryshme kohore duke filluar nga vitet 70 – ta, asokohe me përmbajtje azbest cement, për të vazhduar në fazat tjera me përmbajtje PE dhe të ngjashme. Ky rrjet, është i vendosur në disa lokacione nën objekte dhe prona private. Gypsjellësat dhe rrjetat furnizuese ekzistuese për shkak të vjetërsisë, dëmtimeve të shumta të shkaktuara gjatë ndërtimeve të infrastrukturës së qytetit dhe përbërjes së tyre gjenerojnë shumë efekte negative në aspektin teknik sa i përket mungesës së furnizimit të rregullt me ujë, sigurisë e kualitettit të furnizimit, humbjeve, prishjeve të shpeshta, etj, si dhe rrezikshmëri për  jetën e qytetarëve duke mos përjashtuar edhe efektet kancerogjene nga gypat e azbestit. Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren, analizave tekniko-analitike si dhe duke u bazuar në faktorët e mësiëpërm, ndërrimi i këtij rrjeti është i domosdoshëm dhe shumë emergjent. Rezultatet e këtij investimi do të jenë shumëdimensionale sidomos në shëndetin e qytetarëve, furnizimin stabil, kualitativ e pandërprerje me ujë të pijes, zvogëlimin e humbjeve e prishjeve, mundësinë e zonimit dhe aplikimit të modelimit hidraulik dhe vet rritjes së disponimit qytetar.

 “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Nëna Tereze” – Prizren.            

Zona e qytetit tè Prizrenit që shtrihet ndërmjet rrugëve “Nëna Tereze” dhe “Edit Durham” ka të instaluar rrjetin e ujësjellësit në faza të ndryshme kohore duke filluar nga vitet 70 – ta, asokohe me përmabjtje azbest cement, për të vazhduar në fazat tjera me përmbajtje PE dhe të ngjajshme. Ky rrjet, është i vendosur në disa lokacione nën objekte dhe prona private. Gypsjellësat dhe rrjetat furnizuese ekzistuese për shkak të vjetërsisë, dëmtimeve të shumta të shkaktuara gjatë ndërtimeve të infrastrukturës së qytetit dhe përbërjes së tyre gjenerojnë shumë efekte negative në aspektin teknik sa i përket sigurisë e kualitettit të furnizimit, humbjeve, prishjeve të shpeshta, etj, si dhe rrezikshmëri për  jetën e qytetarëve duke mos përjashtuar edhe efektet kancerogjene nga gypat e azbestit. Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren, analizave tekniko-analitike si dhe duke u bazuar në faktorët e mësiëpërm, ndërrimi i këtij rrjeti është i domosdoshëm dhe shumë emergjent. Rezultatet e këtij investimi do të jenë shumëdimensionale sidomos në shëndetin e qytetarëve, furnizimin stabil, kualitativ e pandërprerje me ujë të pijes, zvogëlimin e humbjeve e prishjeve, mundësinë e zonimit dhe aplikimit të modelimit hidraulik dhe vet rritjes së disponimit qytetar.

Scroll to Top
Copy link