Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të palëve: Ministria e Ekonomisë dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A

Me 31 Maj 2023 u nënshkrua marrëveshja  ku Ministria financon Ndërmarrjen me mjete në Shumën totale 170,000.00 (njëqind e shtatëdhjete mijë) euro për projektin:

-Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “ Yunus Emre” dhe “23 Prilli/Sylejman Drini” lagjja Kurrila në Prizren në vlerën prej 55,000.00 euro.

-Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Gërnçare të  komunës së Prizrenit në vlerë prej: 115,000.00 euro.

Realizimi i projekteve sipas marrëveshjeve të nënshkruara ka për qëllim të siguroj furnizim stabil, kualitativ dhe kuantitativ për banorët e këtyre zonave dhe vendbanimeve të cilat janë me etnitet të përzier, poashtu do të zgjerohet zona e mbulueshmërisë së Kompanisë dhe do të kemi mundësi monitorimin më të mirë të lokaliteteve të furnizimit, balancimin e konsumit, përmisimin e presionit ne rrjet, zvogëlim të humbjeve të ujit si dhe përmisimin e cilësisë së ujit përmes instalimit të rrjetit të ri dhe infrastruktures hidroteknike sipas standarteve teknike më të avancuar.

Scroll to Top
Copy link