Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të: Komunës së Suharekës dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A

Komuna e Suharekës ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi (MeM) me KRU “Hidroregjioni Jugor” me të cilën synohet bashkëpunim i ndërsjelltë ndërmjet dy institucioneve.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë nga Z.Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës dhe Z.Zenel Zenelaj, Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor “ Sh. A.

  • Qëllimi i kësaj Marrëveshje është realizimi i projektit:

-Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjet e fshatit Bllacë dhe zonat e lokaliteteve brenda zonës së mbulueshmërisë.

Vlera e përgjithshme e parashikuar për realizimin e projektit të cekur është 420,000.00 Euro,nga të cilat KRU “Hidroregjioni Jugor” është zotuar të bashkëfinancoj për periudhën dyvjeçare konform planit të biznesit të Kompanisë në vlerë totale prej 220,238.00 Euro.Në anën tjetër Komuna e Suharekës do ta bashkëfinancoj po të njëjtin projekt në shumën financiare prej 199,762.00 Euro.

Kjo marrëveshje do të krijoj një kornizë dhe kushte të pergjithshme për bashkëpunim efikas,po ashtu dhe rezultatet nga këto investime do të jenë shumë të dobishme sepse do të sigurohet furnizim me ujë cilësor dhe të kontrolluar për të gjitha zonat e banimit në fshatin Bllacë dhe zonat e tjera të Komunës së Suharekës.

Scroll to Top
Copy link