Nënshkrimi i marrëveshjes me Komunen e Dragashit për bashkëfinancim të projekteve për rehabilitim të ujësjellësave

Me 2 Shtator  2022 ne objektin e KK të Dragashit  u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit për bashkëfinancimin  e projektit;

“Rehabilitimi i burimit të ujit “Radesha” dhe Njësisë së Koagulimit dhe Filtrimit të ujit për pije në Dragash. Në mes të  KRU ,,Hidroregjioni Jufgor” të  përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Z. Zenel Zenelaj dhe Kuvendit Komunal te Dragashit, përfaqësuar nga Kryetari i Komunës z. Bexhet Xheladini.

K.R.U ”Hidroregjioni Jugor” Sh. A, Prizren, për realizimin e projektit, mbështet financiarisht , vlerën prej 20,000.00 €.

K.R.U ”Hidroregjioni Jugor” Sh. A, Prizren, gjithashtu harton projektpropozimin investiv, realizon matjet gjeodezike dhe ofron stafin profesional e shërbimet përkatëse operative për mbështetje teknike dhe mbikqyrje profesionale për mbarëvajtjen e punimeve deri në përfundimin e tyre.

Komuna e Dragashit, për realizimin e këtij projekti, mbështet financiarisht me pjesën tjetër në vlerë prej 10,000.00 €.

“Rehabilitimi i burimit të ujit “Radesha” dhe Njësisë së Koagulimit dhe Filtrimit të ujit për pije në Dragash.

 Në zonën e epërme të Dragashit është i instaluar sistemi i koagulimit dhe filtrimit për trajtimin e ujit të lumit Radesha për pije për qytetarët e Dragashit, fshatit Plavë  dhe pjesërisht fshatit Shajne.  Ky impiant i ujit të pijes  bashkë me infrastrukturën përcjellëse dhe vet kaptazhën e burimit Radesha, është ndërtuar rreth vitit 1986 me një teknologji mesatare të kohës.   

Si rezultat i kohës së gjatë të shfrytëzimit, ndikimeve hidraulike, elektromekanike dhe kushteve atmosferike e rrethanore, ky sistem është amortizuar dhe dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe aktualisht është në një gjendje tepër të pavolitshme funksionale pa përjashtuar edhe rrezikshmërinë e tij.

Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren, analizave tekniko-analitike si dhe duke u bazuar në faktorët e mësipërm, rehabilitimi i këtyre sistemeve duke përfshirë edhe kaptazhën e Radeshën është i domosdoshëm dhe shumë emergjent. Rezultatet e këtij investimi do të mundësojnë vazhdimin përkatësisht zgjatjen e përkohshme të shfrytëzimit dhe funksionalitetit të këtyre sistemeve për një afat të caktuar sepse zgjidhje afatgjate është realizimi i projektit të komunës së Dragashit tashmë të proceduar për ndërtimin e impiantit të ri dhe rrjetit shoqërues të ujësjellësit për furnizim me ujë të pijes për Dragashin dhe fshatrat. Ky investim gjithashtu ka interes në ruajtjen e shëndetin e qytetarëve, furnizimin stabil, kualitativ dhe pandërprerë me ujë të pijes.

Scroll to Top
Copy link