Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh. A, Njësia Malishevë, ju njofton se me datën 20.08.2021 prej orës 11:00 deri 18:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në stacionin e pompave në fshatin Banjë të Malishevës për shkak të defektit në rrjetin kryesor në gypin magjistral fi 315mm, si dhe në gypin furnizues fi 160mm në Rr. “Imer Krasniqi” – Malishevë.
Pa furnizim të ujit do të jenë këto zona:
– Malisheva
– Banja
– Carralluka
Me rastin e përfundimit të punimeve, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!