K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar nga operatori ekonomik “Gashi Ing” në rrugën “Kosova”, në gypin transportues fi 100 mm, projekt i financuar nga Komuna e Prizrenit ku do te bëhet kyçja e rrjetit te ri, me date 31.03.2022, prej orës 09:00 deri 15:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto zona te qytetit:
- Lagjja „Kurilla“,
- Rr. „Hakif Ismajli“,
- Rr. „Kosova“,
- Rr. „Adem Jashari“,
- Rr. „Adriatiku“,
- Rr. „13 qershori“ dhe
- Lagjja „Bazhderhane“
Me përfundimin e punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!