Si rezultat i sanimit të një defekti në gypin primar Ø315mm në fshatin Banjë të Malishevës do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijes nga ora 08:00 deri në ora 15:00!
Zonat të cilat do të afektohen nga kjo ndërprerje janë:
- Qytetëza e Malishevës
- Fshati Banjë e Malishevës
- Fshati Carrallukë
- Një pjesë e fshatit Mirushë
- Një pjesë e fshatit Drenoc
Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet dhe furnizimi i rregull me ujë!
Ju falenderojmë për mirëkuptim!