Ministrja Rizvanolli viziton K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, Zenel Zenelaj, sot priti në takim Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe kabinetin e saj.

Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë  Zenel Zenelaj, prezentoi të arriturat, pasqyrat financiare, investimet si dhe të gjitha sfidat e KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a Prizren.

Ministrja Rizvanolli ofroi përkrahjen e saj dhe të ministrisë që drejton, për të gjitha sfidat e Kompanisë.

I pranishëm gjatë këtij takimi ishte Antari i Bordit Hysni Çanta si dhe Menagjmenti i Kompanisë.


   

Scroll to Top
Copy link