Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë, UP “Hasan Prishtina”

Më datë 25 Mars në Fakultetin e Ndërtimtarisë u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Memorandumi i nënshkruar ka për qëllim avancimin dhe ngritjen e arritjeve profesionale në arsimimin e lartë, bashkëpunim shkencor, arsimor dhe akademik në mes të dy institucioneve, hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit për studentët dhe stafin.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë Florim Grajçevci dhe Kryeshefit Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren Zenel Zenelaj.

Scroll to Top
Copy link