Me 1 Gusht 2023, u mbajt mbledhja vjetore me Aksionarin. Në zyret qëndrore të K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A, Kryeshefi Ekzekutiv Z. Zenel Zenelaj së bashku me Kryesuesin e Bordit Z. Feim Fetoshi priten në takim Udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike Z. Valon Prebeza dhe përfaqësues tjerë të lartë nga Ministria e Ekonomisë.
Pikat e rendit të këtiji takimi ishin:
- Miratimi i Raportit të Auditorit për Pasqyrat Financiare të Audituara për vitin 2022
- Miratimi i Raportit vjetor 2022
- Performanca e Menaxhmentit të Kompanisë
- Të ndryshme (aktivitetet tjera të Kompanisë).