Kyçjet ilegale në rrjetin e Ujësjellësit

Mos u kyçni në rrjetin e ujësjellësit, pa autorizimin e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren

Njoftojmë Konsumatorët e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, se për t’u kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të paraqitën paraprakisht në zyret e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren për tu paisur me pëlqim përkatës për kyqje në rrjet. 

Në të kundërtën, të gjitha kyçjet e pa autorizuara konsiderohen kyçje ilegale dhe do të ndëshkohen sipas rregullores nr. 14/2021 e cila ndryshon, plotëson rregulloren nr. 16/2016 për ndërprerje nga shërbimet e ujit në Kosovë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave (ARRU).

Konsumatorët të cilët në çfarëdo lloj forme kyçen në rrjet pa autorizimin përkatës nga K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, do të dënohen sipas rregullores si dhe do aplikohet masa ndëshkuese për rikthimin e humbjeve të ujit. Këto raste dhe rastet tjera të konsumatorëve që do të hasen me lidhje jashtë ujëmatësit do të dërgohen në prokurori pasi kyçja në rrjet pa pëlqim nga Kompania, me ligj konsiderohen  vepër penale.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Scroll to Top
Copy link