Njoftime

Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto lagje

Njoftohen konsumatorët se, si rezultat i ndërprerjes së planifikimit të furnizimit me energji elektrike nga KEDS-i tek lokacionet 40 Burimet dhe Rezervuari Shpati, nesër me datë 11.07.2023, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do të ketë mungesë të ujit në disa zona të qytetit.Ndërprerja do të prek lagjet dhe zonat në vijim: . Lagjja […]

Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto lagje Read More »

Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të Ujësjellësit

“Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit – Investim për të ardhmen e shërbimit me ujë të pijshëm” Sot dëshirojmë t’ju prezantojmë një projekt të rëndësishëm që është përfunduar në qytetin e Suharekës, më saktësisht në Rrugën “Zeke Bajraktari”. Kjo është një iniciativë e madhe për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit, duke u fokusuar në

Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të Ujësjellësit Read More »

Rehabilitimi i rrjetit të Kanalizimit për qytetin e Prizrenit

Rehabilitimi në rrjetin e kanalizimit po vazhdon me sukses! Jemi të kënaqur të njoftojmë që gjatë muajve prill dhe maj, linjat kryesore, linjat e kycjeve, pusetat kryesore, pusetat inspektuese dhe lidhjet shtëpiake për konsumatorë në zonën 4 të projektit janë instaluar me sukses. Kjo u realizua në Rrugën Pellazgët me gjatësi prej L=123m, në Rrugën

Rehabilitimi i rrjetit të Kanalizimit për qytetin e Prizrenit Read More »

Takim ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Telekomit të Kosovës

Sot, 7 Qeshor 2023, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor”sh.a Z. Zenel Zenelaj me bashkëpunëtorët e ngushtë priti në takim Drejtorin e Shitjes Z.Kreshnik Domi dhe zyrtarët e tjerë të Telekomit të Kosovës. Temë e takimit ishte negocimi për marrëveshje të re dypalëshe dhe thellimi I bashkëpunimit në shërbimet përkatëse. Kompania Telekomi i Kosovës është

Takim ndërmjet K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A dhe Telekomit të Kosovës Read More »

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të: Komunës së Suharekës dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A

Komuna e Suharekës ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi (MeM) me KRU “Hidroregjioni Jugor” me të cilën synohet bashkëpunim i ndërsjelltë ndërmjet dy institucioneve. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë nga Z.Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës dhe Z.Zenel Zenelaj, Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor “ Sh. A. -Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të: Komunës së Suharekës dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A Read More »

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të palëve: Ministria e Ekonomisë dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A

Me 31 Maj 2023 u nënshkrua marrëveshja  ku Ministria financon Ndërmarrjen me mjete në Shumën totale 170,000.00 (njëqind e shtatëdhjete mijë) euro për projektin: -Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “ Yunus Emre” dhe “23 Prilli/Sylejman Drini” lagjja Kurrila në Prizren në vlerën prej 55,000.00 euro. -Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Gërnçare

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të palëve: Ministria e Ekonomisë dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh. A Read More »

Njoftim për Konsumatorë

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët e qytetit të Prizrenit që nga tash pushon njoftimi i datës së djeshme (27.05.2023) dhe uji mund të konsumohet për pije nga të gjitha burimet e qytetit sepse përmbushë të gjitha kriteret dhe parametrat e  detyrueshëm sipas standardeve shëndetësore publike për pije. Ju faleminderit për mirëkuptim!

Njoftim për Konsumatorë Read More »

Kyçjet ilegale në rrjetin e Ujësjellësit

Mos u kyçni në rrjetin e ujësjellësit, pa autorizimin e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren Njoftojmë Konsumatorët e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, se për t’u kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të paraqitën paraprakisht në zyret e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren për tu paisur me pëlqim përkatës për kyqje

Kyçjet ilegale në rrjetin e Ujësjellësit Read More »

Scroll to Top