Banoret e Rrugës “Tirana” në Prizren ankohen për orarin e Redukimeve

Prizren, 01 Prill 2022

Disa banorët e rrugës ,,Tirana” ne Prizren, sot shprehen pakënaqësitë e tyre lidhur me furnizimin jo te rregullt me furnizim me ujë te pijes.

Nait Limani, banore I kësaj rruge, u shprehe I shqetësuar me vazhdimin e reduktimeve te cilat janë duke u zbatuar qe nga gjashte apo tete muaj.

Ne kemi mirëkuptim nëse kompania është e detyruar te zbatoje orarin e reduktimeve, ne mungese te sasisë se ujit te mjaftueshëm për te gjithe konsumatorët, por është e pa tolerueshme nëse këto reduktime nuk zbatohen për te gjitha lagjet me orare te njëjtë. Ka disa muaj qe ne nuk kemi ujë me ore te tera me nga gjashte apo edhe mbi tete ore. Kjo situate keqësohet edhe me tepër edhe kur reduktimet e paralajmëruara nuk zbatohen sipas orarit te parapare.

Ne kërkojmë qe këto reduktime te zbuten dhe ato te vlejnë pa diskriminim.

Menaxheri I Njësisë Operative për Prizren, Z. Shefkat Halimi, ne bisede me përfaqësuesit e lagjes, sqaroi situatën e furnizimit me ujë te pijes për gjithe qytetin.

Për shkak te situatës se mungesës se reshjeve me muaj te tere, kompania është ballafaquar me rënien e nivelit te ujit ne burimet kryesore te kopanise. Rrjedhimisht jemi te detyruar te planifikojmë një orare te reduktimeve me qellim te furnizimit sa me te drejte për te gjithe konsumatorët.

Ndërprerjet e shpeshta edhe te energjisë elektrike, ne disa raste po ndikon ne mos zbatimin e plote te këtij orari te reduktimeve.

Një lajme I mire është qe reshjet e fundit kane ndikuar ne rritjen e nivelit te burimeve, te cilat do te ndikojnë ne zbutjen e orarit te reduktimeve. Jemi duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe shpresojmë qe me vazhdimin e reshjeve, ne një te ardhme te afërme edhe te eliminohen ne tersi reduktimet.

Si zgjidhje afatgjate Kompania ka nënshkruar një marrëveshje edhe me Kuvendin Komunal për rritjen e kapaciteteve te ujit te pijes, potencoi Z. Halimi.

Ai apeloje tek konsumatorët për mirëkuptim por edhe shfrytëzim sa me racional te ujit te pijes por edhe  për ndërprerjen e lidhjeve te paligjshme.

Scroll to Top
Copy link