Slide Three
97% e ujit në botë është i kripur!
Vetëm 2.7% mund të shrytëzohet për pije.
Slide One
UJI ËSHTË JETË.
Kursejeni që ta keni!
Slide Two
PAGUAJE FATURËN TËNDE!
1000 litra ujë = 38 cent
Përdorimi i Aplikacionit
Aktualitete
Ujësjellësi
Këshilla
- 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur.
- Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.
- Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
- Ai, gjithashtu, rregullon temperaturën e trupit tonë.
- Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
- Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë.
- Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.
- Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.
- Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
- Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.
- 2 litra ujë, sa herë do të mbushim një enë pë çaj.
- 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush.
- 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.
- 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi.
- 10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit
- Ai harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë.
- Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.
- Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.
- Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona.
- Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.
- Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.
- Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët.
- Të mos ujitim çdo ditë lulet.
- Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.
- Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.