FINALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRJETIT TË UJËSJELLËSIT”

Po vazhdojnë punimet në projektin “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit PEHD Ø 90 mm në rrugën “Junus Emre” dhe “Sylejman Drini” – Prizren i cili ka filluar me datë 14.09.2023 ku tash jemi në fazën e dytë të punimeve. Faza e parë ka përfunduar me sukses duke arritur vlerën prej 36,160.65€
Në vijm të përpjekjeve tona, ekipi jonë po punon drejt finalizimit të këtij projekti.
Falenderojmë të gjithë konsumatorët e kësaj lagje për durimin dhe bashkëpunimin gjatë këtyre punimeve. Pë ne është kënaqësi të kemi mbështetjen tuaj, dhe jemi të lumtur që jemi drejt përfundimit me sukses të këtij projekti.
Do të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet tona drejt jush!

Scroll to Top
Copy link