prokurimi

Departamenti Prokurimit

 

Departamenti i prokurimit është përgjegjës kryesor për udhëheqjen e DP konform LPP aktual të Prokurimit 04/L-042 dhe mbikqyrjen e tërësishme të stafit në kuadër të DP.

Koordinon dhe menaxhon projektet e prokurimit dhe siguron që të gjitha procedurat dhe aktivitetet e prokurimit të zhvillohen në pajtim me ligjin që rregullon procedurat e prokurimit në Kosovë.

Bashkëpunon me drejtorin dhe menaxherët e sektorëve përkatës e të gjitha zyreve brenda Kompanisë, me qëllim të hartimit të planit strategjik të prokurimit.

Ka autoritet të nënshkruaj kontratat publike dhe çdo dokument zyrtar për Departamentin e Prokurimit në emër të AK dhe në perputhshmëri me LPP.

Është përgjegjës kryesor për organizimin dhe funksionimin e mirëfilltë të procesit të prokurimit, jep këshilla, sugjerime profesionale në lidhje me zbatimin e procedurave të prokurimit për zyrtarët e prokurimit brenda zyrës dhe sipas nevojës edhe për zyrtarët tjerë kur kërkohet.

Koordinon punën mes Departamenteve - Njësive dhe siguron se të gjitha kërkesat për prokurim për mallra, shërbime, punë apo shërbime konsulente janë në rregull dhe të nënshkruara nga personat përgjegjës dhe se janë në harmoni me procedurat e prokurimit.

Është përgjegjës për caktimin e metodave të prokurimit, për procedurat e tenderimit dhe kuotimin e çmimeve.

Koordinon me Kryeshefin Ekzekutiv çështjet në lëminë e prokurimit dhe është personi kontaktues në mes KRPP (Komisionit Rregullativ të Prokurimit), AQP (Agjensionit Qendror të Prokurimit) dhe OSHP (Organit Shqyrtues të Prokurimit) lidhur me të gjitha procedurat e prokurimit.

Këshillon Departamentet - Njesitë e Kompanisë për metoda dhe praktika individuale të prokurimit.

Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e prokurimit që zhvillohen nga zyra e tij.

Organizon takime me stafin e DP, merr pjesë në takime dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura brenda DP.

Më poshtë mund t´i shkarkoni ose lexoni dhjetë aktivitetet kryesore të prokurimit.