Departamenti për Konsumatorë

 

 

Departamenti për Shërbime të Konsumatorit (SHK) bën organizimin e shërbimeve dhe marrdhënjet me konsumatorët. Siguron performancë të mirë të shërbimeve për konsumatorët, siguron komunikimin me të gjitha departamentet tjera, ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme që të ngrisë shkallën e inkasimit.

Urdhëron ndërprerjen e furnizimit me ujë për shkelësit e kontratës dhe monitoron ekzekutimin e urdhrit. Organizon punën e ekipeve të kontrollës dhe ç´kyçjes, pranon raportet e tyre dhe ndërmerr veprime të menjëhershme dhe urgjente.

Pranon kërkesat për kyçje të reja, përgatitë dokumentacionin dhe i dorëzon ato në departamentin për kompletimin e procedurave.Shërbimi me konsumator ë është shërbim i cili organizon dhe udhëheq punën me departamentin me konsumatorë, udhëheq dhe përcjell shërbimin e inkasantëve, kontrollës dhe ç´kyçjes.

Nëpërmes shërbimit të kontrollës, identifikon konsumatorët ilegalë, bën legalizimin e tyre duke i zbatuar vendimet dhe rregulloret e mbrendshme të kompanisë. Gjithashtu udhëheqë procedurat për zgjidhjen e kontestëve me konsumatorë, merr pjesë në Këshillin Konsultativ të Konsumatotëve të Zyrës Rregullative për Ujë dhe Mbeturina.

Pranon ankesat, kërkesave e tyre si dhe shqyrton ato në pajtim me politikat, procedurat dhe rregulloret në fuqi. Për punët dhe aktivitetet e veta ky shërbim i përgjigjet Menaxherit Financiar dhe Kryeshefit Ekzekutiv. Punët dhe aktivitetet e veta i kryen në nivel rajonal edhe në njësit operative në kuadër të K.R.U "Hidroregjioni Jugor" Sh.A.