Rreth Kompanisë

 

K.R.U "Hidroregjioni Jugor" Sh.A, daton së ekzistuari që nga viti 1962 i njohur atëbotë si ndërmarrje shoqërore me emrin "Cvileni" gjer në vitin 1999 kur transferohet në ndërmarrje publike nën ombrellën menaxhuese të shtyllës së IV-të të UNMIK-ut. Në vitin 2005 ndërmarrja regjionalizohet duke inkorporuar në menaxhim përveç Prizrenit edhe njësitë tjera komunale, Suharekën, Malishevën dhe Dragashin. Me Vendimin nr. 70229324 të nxjerrur nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit fiton statusin e Korporatës Regjionale për tu avansuar si Shoqëri Aksionare me datën 01.06.2007 me participim nga 5 ministritë qeveritare, MEF-i, MTI-ja, MEM-i, MTPT-ja dhe MAPH-ja. Aktualisht K.R.U "Hidroregjioni Jugor" Sh.A ushtron veprimtarinë sipas Ligjit mbi ndërmarrjet publike nr 03/L-087 aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretuar nga Presidenti me datën 15.06.2008.

K.R.U "Hidroregjioni Jugor", shërbimet e veta i ofron në pjesën jugore të Kosovës duke perfshirë këto komuna:

  • Komuna e Prizrenit - Qyteti i Prizrenit dhe 23 fshatra
  • (Numri total i fshatrave -73)

  • Komuna e Suharekës - Qyteti i Suharekës dhe 9 fshatra
  • (Numri total i fshatrave -42)

  • Komuna e Dragashit - Qyteti i Dragashit dhe 2 fshatra
  • (Numri total i fshatrave -39)

  • Komuna e Malishevës - Qyteti i Malishevës dhe 16 fshatra
  • (Numri total i fshatrave -43)

  • Komuna e Mamushës
  • (Nga viti 2011)

Rrjeti furnizues që i kryen sherbimet perfshinë 4 njësi operacionale: Njësinë Prizren, Suharekë, Dragash dhe Malishevë. Furnizimi me ujë bëhet prej burimeve vetanake. Në nivel te Kompanisë furnizohen edhe 39 fshatra që janë të kyçur ne rrjetin e Kompanise Regjionale Prizren, Suharekë, Malishevë.
Numri i popullatës në të cilen  Kompania e Ujesjellesit Regjional Prizren i kryen sherbimet  e veta vleresohet të jetë  rreth 200.000 banorë.
Kapaciteti prodhues sillet rreth 750 l/sec.- Kapaciteti ndryshon varësisht nga kapacitetit I burimeve. Furnizimi bëhet 40% me pompa, 60% me gravitet.